Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vizitoi dje Turqinë.
Ai u prit me një paradë madhështore nga Presidenti Erdogan në kuadër të raporteve shumë të ngushta mes dy vendeve vitet e fundit, të cilat kanë mundur të eklipsojnë edhe ato me SHBA dhe BE.
“Cari” rus shkon me një dosje të madhe marrëveshjes tek “Sulltani” i Turëisë, por dhuarata më e çmuar duket të jetë ndihma për ngritjen e centralit të parë bërthamor në Turqi, i cili do të bëhet nën ekspertizën ruse.
Turqia është orientuar totalisht nga Rusia kohët e fundit duke bërë marrëveshje të tjera strategjike siç është blerja e raketave anti-ajrore S-400.
Transferimi i teknologjisë bërthamore kërkon që raportet mes shteteve të jenë tepër intensive dhe afatgjata, ç’ka tregon edhe Turqia dhe Rusia pritet të bashkëjetojnë për vite të tëra tashmë.
Në Turqi janë shtuar ndjeshëm zërat kundër perëndimit gjatë kohëve të fundit duke bërë që vendi të orientohet tërësisht në raportet me Rusinë.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve