Ushtria e Kinës zhvilloi sërish stërvitje rreth Tajvanit në ditën e dytë duke testuar aftësinë e saj për të “marrë pushtetin” dhe kontrollin e zonave kryesore.
Stërvitjet dyditore në ngushticën e Tajvanit filluan vetëm tre ditë pasi presidenti i ri tajvanez u betua. Një zyrtar i lartë i sigurisë së Tajvanit deklaroi se disa bombardues kinezë kryen sulme ndaj anijeve të pranë skajit lindor të Kanalit Bashi, që ndan Tajvanin nga Filipinet, duke praktikuar se si të marrin kontrollin e plotë të zonave në perëndim të ishullit.
Lai është mbështetës i pavarësisë së Tajvanit për t’i dhënë fund “Status Quo-së” 70-vjeçare. Nënkomandanti i Komandës amerikane për Indo-Paqësorin Stivën Sklenka tha se stërvitja “Shpata e përbashkët” është një ushtrim për mënyrën se si ushtria kineze mund të pushtojë ishullin. Zyrtarët tajvanezë thanë se në stërvitje janë përfshirë të paktën 15 anije lufte dhe 42 avionë ushtarakë.
Pekini zyrtar i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të reshtin së mbështeturi qeverinë e Tajvanit dhe të mos përfshihen në punët e brendshme të Kinës. Lai ka ofruar vazhdimisht bisedime me Kinën, por është refuzuar. Ai thotë se vetëm njerëzit e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet.
Analistët, diplomatët rajonalë dhe zyrtarët e lartë të Tajvanit janë shprehur se shkalla e stërvitjeve deri më tani ishte më e vogël se stërvitjet e ngjashme në vitin 2022, por ato ende rrisin rrezikun e aksidenteve./Klan News
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...