Kina reagoi të enjten për vendosjen e sanksioneve nga SHBA ndaj katër firmave farmaceutike kineze që prodhojnë qetësues kundër dhimbjeve dhe një personi për prodhimin e supozuar të steroideve anabolike dhe shitjen e përbërësve të fentanilit, transmeton Anadolu Agency.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë shtypi tha se qeveria e tij miraton një qasje të “tolerancës zero” për çështjen e narkotikëve, me masa të rrepta për të rregulluar anestetikët, psikotropët dhe kimikatet pararendëse.
“Përpjekjet dhe arritjet e Kinës janë dëshmuar nga komuniteti ndërkombëtar. Kina kundërshton kategorikisht aktet e gabuara të SHBA-së”, tha ai.
“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë faktet dhe të kërkojë nga brenda shkaqet e abuzimit të fentanilit. Ajo duhet t’i shohë përpjekjet e Kinës në një mënyrë objektive dhe të drejtë, në vend që të largojë vëmendjen duke fajësuar të tjerët”, shtoi zëdhënësi i ministrisë.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën duke vendosur sanksione ndaj katër kompanive farmaceutike dhe Chuen Fat Yip, të cilin ai e përshkroi si “një nga prodhuesit më të mëdhenj, nëse jo më të madhin, të steroideve anabolike në botë”.
Kancelari gjerman uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për ...
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...