Më shumë se 7,000 raste të një virusi të transmetuar nga mushkonjat janë raportuar në të gjithë provincën Guangdong të Kinës që nga korriku, duke nxitur masa të ngjashme me ato të marra gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Në qytetin Foshan, i cili është goditur më rëndë, pacientët me ‘chikungunya’ duhet të qëndrojnë në spital, ku shtretërit e tyre do të mbrohen me rrjeta kundër mushkonjave.
Ata mund të dalin nga spitali vetëm pasi të kenë rezultuar negativë në test ose në fund të një qëndrimi njëjavor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
I përhapur nëpërmjet pickimit të një mushkonje të infektuar, virusi shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, të cilat ndonjëherë mund të zgjasin me vite.
Edhe pse të rralla në Kinë, shpërthimet e ‘chikungunya’ janë të zakonshme në Azinë Jugore dhe Juglindore dhe në pjesë të Afrikës.
Sa të përhapura janë infeksionet në Kinë?
Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore Guangdong kanë raportuar infeksione. Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit.
Të hënën, Hong Kongu raportoi rastin e parë – një djalë 12-vjeçar i cili kishte ethe, skuqje dhe dhimbje kyçesh pasi udhëtoi në Foshan në korrik.
Virusi nuk është ngjitës dhe përhapet vetëm kur një person i infektuar pickohet nga një mushkonjë që më pas kafshon të tjerët.
Zyrtarët thonë se të gjitha rastet e raportuara kanë qenë të lehta deri më tani, me 95% të pacientëve të liruar brenda shtatë ditësh.
Megjithatë, rastet kanë çuar në panik, duke pasur parasysh se virusi nuk është i njohur gjerësisht në vend.
Ndërkohë SHBA-të u kanë kërkuar udhëtarëve në Kinë të tregojnë “kujdes të shtuar” pas shpërthimit.
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...