Kina kërcënoi se do të shqiptojë dënime me vdekje në rastet ekstreme të “separatistëve” të pavarësisë së Tajvanit, edhe pse gjykatat kineze nuk kanë juridiksion në ishullin vetëqeverisës.
Kina, që e sheh Tajvanin si pjesë të saj, nuk e fsheh faktin që nuk i pëlqen presidenti tajvanez, Lai Ching-te, i cili mori detyrën muajin e kaluar. Pekini thotë se ai është “separatist” dhe që kur ai është inauguruar në postin e presidentit, Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake.
Por, udhëzimet e reja thonë se gjykatat në Kinë, prokuroritë dhe trupat publikë dhe shtetërorë të sigurisë “duhet të dënojnë rëndë mbështetësit e pavarësisë së Tajvanit për shkak se ata po e ndajnë shtetin dhe po nxisin krimet e shkëputjes”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua., duke shtuar se një udhëzim i tillë është lëshuar pasi “duhet të mbrohet sovraniteti i shtetit, uniteti dhe integriteti territorial”.
Udhëzimet po lëshohen në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë edhe ligjin e vitit 2005 kundër shkëputjes, tha Xinhua.
Tajvani me stërvitje ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez
Ky ligj i jep Kinës bazë ligjore për veprim ushtarak kundër Tajvanit në rast se ky ishull shkëputet apo tenton të shkëputet.
Ende nuk ka reagim nga Qeveria e Tajvanit për këtë njoftim të bërë nga Kina.
Kina në të kaluarën ka ndërmarrë masa ligjore ndaj zyrtarëve të Tajvanit, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Hsiao Bi-khim, ish-ambasadorit de facto të Tajvanit në Shtetet e Bashkuara. Ai aktualisht është zëvendëspresident i Tajvanit./rel
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...