Lideri supreme i Koresë Veriorë, Kim Jong-un kërkon që njerëzit të ushqehen edhe me mish qeni.
Ai mishin e qenit e ka quajtur ‘dangogo’ që ne gjuhën koreane do të thotë mish i ëmbël, ndërsa popullatës së varfër u ka thënë se mishi i qenit ka më shumë vitamina se mishi i pulës, mishi i derrit, apo ai i lopës, transmeton koalb.com.
Madje ka shtuar se mishi i qenit ka përftimite shëndetësore edhe për stomakun dhe zorrët.
Mungesa e ushqimeve në diktaturën komuniste si rezultat i përmbytjeve dhe thatësirave, si dhe dështimet e menaxhimit ekonomik, janë fajëtorët kryesorë për vdekjen e 300 mijë njerëzve gjatë viteve të ’90-ta.
Mishi i qenit është gjetur si zgjidhje e vetme në mungesë të ushqimeve tjera, ndërsa në Pheniani është hapur edhe një restaurant me mish qeni.
Mënyra se si qentë janë duke u promovuar në shtetin komunist të Kim Jong-un mund të jetë një pikë kthese për koreano jugorët që të ndalojnë së ngrëni mish. /Koalb.com

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...