Këshilli Evropian (KE) shpreh kënaqshmërinë për vendimin e Turqisë për mosvazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të KE-së, Daniel Holtgen, rikujtoi se KE-ja kishte bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Ndjejmë kënaqësi për mosvazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përfundimin e këtij procesi”, tha Holtgen.
Duke u shprehur se KE-ja është e vetëdijshme për projektligjet e përgatitura në kuadër të luftës kundër terrorizmit, Holtgen tha se, “Sekretari i Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, thekson se i gjithë legjislacioni që rregullohet në këtë kuadër duhet të jetë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Holgten tha se KE-ja është e gatshme që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Turqinë.
Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016 pas tentativës vdekjeprurëse të grusht shtetit të orkestruar nga FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, tentativë e cila la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.
Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet shtetërore, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar