Pas dy sulmeve në pompat e benzinës në kantonet Thurgau dhe St. Gallen është kapur çifti që dyshohet se qëndron mbrapa tyre.
Zviceranja 29 vjeçare dhe kosovari 34 vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kantonit të Thurgau-t. Prokuroria Publike ka nisur ndaj tyre procedura e hetimeve ndërsa dyshohet se ata janë autorë edhe të delikteve tjera, shkruan blick.ch.
Më 11 dhjetor çifti në fjalë la sulmuar një pompë benzine në Arbon (Thurgau) duke i kërcënuar punëtorët me një thikë, me atë rast kishin grabitur para dhe cigare, transmeton albinfo.ch.
Vetëm një javë më vonë, po ky çift sulmon sërish një pompë benzine. Kësaj here sulmi ka ndodhur në St. Gallen dhe sërish kërcënimi është bërë me një thikë.
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C