Avioni i kompanisë, “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Orlando dhe kishte destinacion Los Anxhelosin, u përfshi nga kaosi në bord, pasi një pasagjer i dyshuar me koronavirus ndërroi jetë.
Foto të publikuara nga pasagjerët tregojnë kaosin në bord teksa tentonin t’i vinin në ndihmë personit që u ndje keq, i cili u shpall i vdekur menjëherë sapo avioni bëri ulje të detyruar në Nju Orlins.
Mjekët u ngjitën menjëherë në bordin e avionit për t’i dhënë ndihmën pasagjerit, teksa të gjithë të tjerët u larguan nga avioni, por nuk ia dolën. Bashkëshortja e viktimës zbuloi se burri i saj kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa kishte humbur edhe shijen e nuhatjen, shkruan Daily Mail.



NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...