Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka arritur sot në Iran, në mënyrë që të lobojë më afër për lirimin e gruas iraniano-britanike të burgosur në Teheran.
Gjatë bisëdës me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif në Teheran, Johsnon ka kërkuar lirimin e Nazanin Zaghari-Ratcliffe, si dhe është diskutuar për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, në mes Teheranit dhe fuqive ndërkombëtare, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Gruaja iraniane është duke vuajtur dënim me burg prej pesë vitesg, pasi dyshohet se po planifikonte “rrëzimin e qeverisë” në Iran.
Zaghari-Ratcliffe është një menaxhere projektesh në Thomson Reuters Foundation, organizatë bamirësie e cila funksionin si e pavarur nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër saj dhe insiston se ajo ka qenë në Iran për vizitë personale./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...