Izraeli arriti të shmangë zgjedhjet e reja falë një kompromisi të arritur në minutën e fundit, pasi parlamenti miratoi legjislacionin për të lejuar më shumë kohë për miratimin e buxhetit, ndërkohë që po afrohej afati i fundit.
Nëse Knesset do të kishte dështuar në miratimin e këtë veprimi deri në mesnatë, parlamenti do të shpërndahej automatikisht, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të katërta, të pashembullta në më pak se dy vjet.
Në përputhje me ligjin izraelit, buxheti duhej të miratohej deri më 25 gusht.
Sipas kompromisit të ri, partnerët e koalicionit tani kanë 120 ditë, deri më 23 dhjetor, për të arritur një marrëveshje për buxhetin.
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...
SHBA-ja propozon ushtarakun Eric Wendt si ambasador në Shqip...
Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së n...
“Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e ...