Izraeli ka ashpërsuar kufizimet në të vetmen pikë kalimi të mallrave më Rripin e Gazës, pasi palestinezët kanë kryer sulme të reja me balona me lëndë djegëse.
Asnjë lloj karburanti nuk do të hyjë përmes Kerem Shalom deri të dielën, por dërgesat e ushqimit dhe pajisjet mjekësore do të lejohen ende, transmeton portali arbresh.info.
Ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Lieberman tha se ishte përgjigje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme terroriste nga lëvizja palestineze Hamas.
Hamasi, që mbizotëron në Gaza, paralajmëroi Izraelin për “pasoja të rrezikshme”.
Të shtunën, ushtria izraelite kreu valë të sulmeve ajrore përgjatë territorit bregdetar si përgjigje ndaj disa prej bombardimeve më intensive nga Gaza që nga lufta e vitit 2014 midis Izraelit dhe Hamasit.
Dy palestinezë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite, ndërsa katër izraelitë u plagosën kur më shumë se 200 raketa dhe mortaja u qëlluan në drejtim të Izraelit jugor.
Dhuna u ul pasi Hamasi dhe militantët e xhihadit islamik ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...