Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 23 janë plagosur nga bombardimet izraelite në qendër të Bejrutit, raporton Reuters, duke cituar ministrisë e Shëndetësisë libaneze.
Avionët luftarakë izraelitë filluan sulmet në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lagje qendrore të kryeqytetit libanez, duke rrafshuar me pesë raketa një ndërtesë apartamentesh tetëkatëshe.
Videot nga zona e prekur tregojnë një ndërtesë të rrafshuar dhe turma njerëzish që nxitojnë nëpër rrënoja, duke kërkuar për të bllokuarit.
Izraeli filloi një ofensivë të madhe kundër Hezbollahut në Liban në shtator, pas gati një viti të armiqësive ndërkufitare të ndezura nga lufta e Gazës, duke goditur zona të gjera të Libanit me sulme ajrore dhe duke dërguar trupa në jug./abcnews.al
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...