Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi mbrëmjen e kësaj të hëne se Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tel Avivin për mundësinë e një arritje marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, megjithatë Netanyahu theksoi se teksa negociatat do të vijojnë vendi i tij do të sulmojë si Iranin ashtu edhe Libanin.
Netanyahu deklaroi se për këtë çështje kishte pasur një bisede telefonike këtë të hënë.
“Trump beson se ekziston mundësia e shfrytëzimit të arritjeve të mëdha të Forcave te Mbrojtjes Izraelite dhe ushtrisë amerikane për të realizuar qëllimet e luftës, në një marrëveshje që do të ruajë interesat tona jetësor. Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të sulmojmë si Iranin ashtu edhe Libanin. Ne po shkatërrojmë programet e tyre raketore dhe bërthamore dhe vazhdojmë t’i shkaktojmë dëme serioze Hezbollahut”, ka thënë ai.
Pas deklarate se Presidentit Amerikan Donald Trump mediat ndërkombëtare raportuan se Washingtoni kishte intensifikuar bisedimet me Tel Avivit për të përfshirë Izraelin në marrëveshje dhe për të parandaluar një sulm të mundshëm qe mund te prishte bisedimet.
Media Britanike The Telegraph raporton se Irani po shqyrton një plan të posaçëm për të goditur Izraelin dhe aleatet Amerikan te Trump ne Rajon përgjatë orëve në vijim, pasi kishte mohuar se po zhvillonte negociata me Washingtonin.
Mediat Iraniane shkruajnë se sulmi i planifikuar nga regjimi me raketa dhe Dronë synon te eliminoje shpresat per negociata duke dhënë kështu sinjalin e fundit se Teherani nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet kërcënimeve të Trump për arritjen e një marrëveshje paqeje.
Po ashtu ‘Wall Strwt Journal’ ka raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne se Donald Trump ka urdhëruar mbi 5 mijë marinare të tjerë që kanë mbërritur në Lindjen e Mesme që të mos sulmojnë Iranin deri të premten, duke pritur kështu një marrëveshje me Teheranin për hapjen e ngushticës së Hormuzit.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...