Forcat izraelite e arrestuan të mërkurën në mëngjes imamin e Xhamisë “Al-Aqsa”, Sheikh Ekrima Sabri, në shtëpinë e tij në Jerusalemin Lindor.
Një i afërm i tij, i cili kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie, i tha agjencisë Anadolu se policia dhe agjentët izraelitë të inteligjencës e rrethuan shtëpinë e imamit dhe kërkuan nga ai që t’i shoqëronte.
“Izraelitët nuk dhanë ndonjë arsye për arrestimin e tij”, tha familjari.
Shtëpia e imamit Ekrima Sabri ndodhet në zonën Al-Sawana, prej ku shihet qyteti i vjetër i Jerusalemit, shkruan Anadolu.
Autoritetet izraelite e kanë arrestuar këtë imam disa herë në të kaluarën dhe madje ia patën ndaluar hyrjen në Xhaminë Al-Aqsa për disa muaj.

Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella