Sërish Italia vijon të shënojë ulje të ndjeshme të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.
Që prej fillimit të pandemisë, këtë të hënë është regjistruar bilanci më i ulët ku në 24 orë janë shënuar 99 viktima.
Numri total i viktimave ka kaluar 32 mijë ku specifikisht janë 32,007 të vdekur.
Këtë të hënë janë raportuar dhe 451 raste të tjera pozitive ku në total numërohen 225,886 të infektuar. Numri i pacientëve pozitiv aktiv me COVID-19 janë 66,553.
Edhe numri i të shëruarve vijon të rritet me ritme të shpejta ku ditën e sotme ka pasur 2150 të shëruar të tjerë.
Në total 127,326 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.Rajonet Basilicata, Calabria, Sardegna, Umbria në 24 orët e fundit nuk kanë pasur raste pozitive.
Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 3,041,366.
‘Ibrahimovic i ri’ zyrtarizohet Ajaxi
Të miturit nën 14 vjeç kryejnë dhjetëra vjedhje në Ferizaj –...
Presidenti i Polonisë: Vetëm Donald Trump mund ta ndalë Puti...
Ministri iranian i Mbrojtjes: Nëse Trump na sulmon, do të bo...
Sorensen arrin në Kryeministri, takim me Kurtin
Vdes Mark Brnoviq, Trump e kishte nominuar për ambasador në ...