Presidenti italian, Sergio Mattarella, është rizgjedhur President i vendit për një mandate të dytë shtatëvjeçar, duke i dhënë fund ditëve të ngërçit politik nga liderët e partive që rrezikuan të gërryejnë besueshmërinë e vendit.
Mattarella fitoi në raundin e tetë të votimit të shtunën, kur fitoi minimumin e 505 votave të nevojshme, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Në Parlament shpërthyen duartrokitje, duke bërë që kryetari i Dhomës së Deputetëve të ndërpresë leximin me zë të fletëvotimeve. Numërimi më pas rifilloi, me Mattarella që vazhdoi të fitonte 759 vota.
Më herët, ligjvënësit iu lutën Mattarellës, 80 vjeç, i cili kishte thënë se nuk donte një mandat të dytë, të ndryshonte mendje dhe të pranonte rizgjedhjen nga ligjvënësit në Parlament dhe delegatët rajonalë.
Mandati i Mattarella përfundon më 3 shkurt. Rizgjedhja e tij pasoi ditë të tëra përpjekjesh të pafrytshme nga liderët politikë për të arritur një konsensus për një kandidat tjetër.
Mattarella kishte shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të vendit nga viti 2011 deri në zgjedhjen e tij si kreu i shtetit më 31 janar 2015./arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...