Italia ka raportuar edhe 30 raste të reja me koronavirus përgjatë së mërkurës, me 11 rajone që nuk raportuan vdekje të reja, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile nëpërmjet konferencës së përditshme.
Ndonëse shifrat ditore për vdekje dhe teste pozitive janë rritur për një nuancë, më pak se gjysma e rasteve të reja në 24 orët e fundit vijnë epiqendra e Lombardisë (46.3 përqind), shkruajnë mediet italiane.
Veneto, Marche, Campania, Sicilia, Abruzzo, Trentino Alto-Adige, Sardenja, Valle d’Aosta, Kalabria, Molise dhe Basilicata ishin rajonet që nuk raportuan asnjë humbje të jetës si rezultat i COVID-19.
Deri më tani, Gadishulli pasur 239.410 teste pozitive të COVID-19 (+190), me 18,655 prej tyre aktualisht aktivë (-918).
Ndërkaq, 186.111 të tjerë janë rikuperuar (+1,526) dhe 34.644 kanë vdekur që prej shfaqjes së rasteve të para e deri tash. /Lajmi.net/
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës