Pronarët e restoranteve italianë dhe të tjerët të pakënaqur me masat epidemiologjike të qeverisë, të cilat i kanë penguar ata të punojnë për javë të tëra, u përleshën me policinë gjatë një proteste.
AP raporton shkrimin e agjencisë La Prese se një oficer policie u plagos në përleshjet e sotme të disa qindra demonstruesve, transmeton portali arbresh.info

Protestuesit protestuan pa maska mbrojtëse dhe kërkuan që qeveria t’i lejojë ata të punojnë përsëri.
Agjencia e lajmeve Ansa raporton se forcat e sigurisë ndërhynë pasi protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin e policisë dhe se anëtarët e grupeve ekstreme të krahut të djathtë ishin midis atyre që shkaktuan trazira.

Duke shprehur solidaritet me policin, zv.kryetari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, Carlo Sibilija, tha se anjë lloj dhune nuk do të tolerohet.
Restorantet, baret dhe kafenetë në Itali janë të mbyllura të paktën deri në fund të prillit, si një masë e re kundër valës së tretë të pandemisë./arbresh.info/
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja
Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shum...
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë