Ngritja e politikës së ekstremit të djathtë e ka ndarë botën dhe diskriminimi ndaj myslimanëve është duke u sanksionuar me ligj, ka thënë Yousef Al-Othaimeen, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që përbëhet nga 57 vende me shumicë islame.
“Politika ekstreme e djathtë është në rritje, duke e rritur ‘tregimin’ kundër myslimanëve”, ka thënë ai në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info.
“Ky është një skenar i frikshëm për një botë jotolerante, ku asnjë prej nesh nuk do të dëshironte që fëmijët tanë të rriteshin në një vend të tillë”, ka shtuar ai.
Ai ka krikuar të gjithë liderët që janë duke e nxitur islamofobinë dhe ka dënuar vendimin e presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të personave nga shtatë vendet me shumicë myslimane./Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë