Militantët e ISIS-it kanë rrëmbyer 13 studiues nga një shkollë fetare në zonën Shapoli të provincës Nangarhar në Afganistan Lindore.
“Një grup Ulema (dijetarë fetarë) që ishin duke përgatitur testet e nxënësve në një Medrese në zonën Shapoli, janë rrëmbyer nga militantët e ISIS-it”, tha Attaullah Khogiani, zëdhënës i provincës, transmeton arbresh.info
Autoritetet lokale janë duke u përpjekur të japin një deklaratë në lidhje me rrëmbimin e dijetarëve. Krahina Nangarhar është rapotuar si një ndër krahinat më të pasigurta në vend.
Afganistani është duke përjetuar një paqëndrueshmëri politike, sociale dhe të sigurisë, për shkak të veprimtarisë së talebanëve, grup militant i formuar në vitin 1990, të cilët kërkojnë zbatimin e ligjit të Sheriatit në vend.
Kriza në vend ka shtyrë shfaqjen edhe të organizatave të tjera ekstremiste si ISIS, e cila ka hyrë në listën e zezë të shumë vendeve të botës. /Arbresh.info
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...