Ishte paraparë të paraqitej në seancë, arratiset ish-sekretarja e kampit nazist në Stutthof

14:36 | 30 Shtator 2021
A. B.

Është arratisur ish-sekretarja në kampin e dikurshëm nazistë të përqendrimit Stutthof, Irmgard Furchner, ajo ishte paraparë të paraqitej në seancë gjyqësore në veri të Gjermanisë të enjten për bashkëfajësi në vrasjen e afro 11 mijë personave.

E pas arratisjes së Furchner gjykata ka lëshuar urdhër arrest, shkruan bbc transmeton arbresh.info

96-vjeçarja ishte paraparë të paraqitej në gjykatën në Itzehoe, mirëpo është zhdukur nga shtëpia e kujdesit ku po qëndronte.

“Ajo mori taksi”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës Frederike Milhoffer.

E akuzuara më pas mendohet se është futur në një stacion nëntokësor dhe ka marrë një tren në periferi të Hamburgut.

Gjykatësi Dominik Gross ka thënë se ajo tash është e arratisur dhe një grup i të mbijetuarve të nazizmit dhe familjarëve të viktimave kanë shprehur zemërimin se si ajo ishte në gjendje të ikte. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale