Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, ka dalë nga spitali dhe është dërguar në shtëpinë e tij në Xhorxhia për t’u shëruar nga dëmtimet e marra kohët e fundit si pasojë e rrëzimeve.
Sipas një deklaratë nga Qendra Carter, në fillim të këtij muaji, 95-vjeçari iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për të lehtësuar presionin në tru, të shkaktuar nga rrëzimet e fundit. Ai do të festojë festën e Falënderimeve në shtëpi, së bashku me familjen e tij.
Carter, i cili ishte president nga viti 1977 deri në 1981, u diagnostikua me kancer të trurit në 2015, por është shëruar plotësisht.
Demokrati, presidenti më jetëgjatë i SHBA-së, u bë kampion për të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit, pasi mbajti një mandat të vetëm si president. Ai mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002./atsh/
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich