Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, tha të hënën se vendi i tij është bërë rrëmujë, duke shtuar se as Partia Laburiste, as Partia Konservatore nuk e meritojnë fitoren në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
“Jemi rrëmujë. Fuqia e ekonomisë botërore na ka mbajtur deri më tash, por nëse ajo fundoset, ne do të kemi telashe të mëdha”, tha politikani laburist.
Blair, i cili ka shërbyer si shef i qeverisë britanike në periudhën 1997-2007, vazhdimisht ka bërë thirrje qe procesi i Brexit-it të kthehet prapa dhe tha se referendumi i dytë për këtë çështje do të duhej të pasohej nga një plaë zgjedhje të reja.
Britania do të mbajë zgjedhje parlamentare tri vjet para kohës së zakonshme për shkak se kuvendi e ka bllokuar Brexit-in. Deputetët e kanë refuzuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Johnson dhe Bashkimit Evropian.
Blair e kritikoi edhe liderin e Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, për të cilin tha se është duke e premtuar një revolucion.
“Problemi i revolucioneve nuk është asnjëherë mënyra se si fillojnë, por si përfundojnë ato. E vërteta është se publiku nuk është i bindur që ndonjëra prej këtyre partive e meriton fitoren”, tha Blair, shkruan “Reuters”, transmeton express.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj