Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën pasi u goditën nga valët teksa meditonin në një plazh në Indonezinë lindore, transmeton Anadolu Agency.
Gazeta “Straits Times” raporton se një grup prej 23 personash kishin dalë pas mesnate për të praktikuar joga dhe medituar në plazhin Payangan në provincën indoneziane Java Lindore.
Shefi i policisë në rajon, Hery Purnomo, tha se valët e përfshinë grupin ndërsa praktikonte meditimin.
Ai tha se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e dhjetë të vdekurve dhe kishin shpëtuar 12 persona nga uji dhe ishin ende në kërkim të një 40-vjeçari.
“Nuk kemi zbuluar ende qëllimin dhe ritualin për shkak të cilit grupi u mblodh në plazh. Hetimet për detajet e aksidentit janë duke u zhvilluar”, tha Purnomo.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...