Deri në 5 000 persona dyshohen të zhdukur në dy nga zonat më të prekura në Palu, zonë e ishullit indonezian të Sulavesit të goditur nga një tërmet i fuqishëm i ndjekur nga një cunami, njoftoi sot një zëdhënës i agjencisë së menaxhimit të katastrofave.
Sutopo Purwo Nugroho shpjegoi para gazetarëve se këto shifra bazohen në vlerësimet e bëra nga krerët e fshatërave Petobo dhe Balaroa, zona të shkatërruara nga katastrofa e dyfishtë që ndodhi më 28 shtator në një zonë ku jetojnë 350 000 banorë dhe ku kërkimet për të zhdukur do të vazhdojnë deri më 11 tetor.
Pas kësaj date ata do të konsiderohen të vdekur. Deri tani janë gjetur 1 763 trupa sipas bilancit të fundit.
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...