I hoqi gruas nikabin dhe e ofendoi rëndë

15:54 | 6 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ky person ka pranuar që i hequr me dhunë një gruas nikabin në një qendër tregtare dhe i ka bërtitur ‘se tani jeni në vendin tonë, ti shkërdh*** myslimane”.

Peter Scotter, nga Beach Street, Roker, Sunderland, u paraqit në Gjykatën Mbretërore në Neëcastle, ka pranuar se ka kryer sulm racist, transmeton portali arbresh.info.

Gjykata ka theksuar se veprat janë të bazuara në armiqësinë drejtuar një grupi të caktuar fetar, përkatësisht Islamit.

Avokati i sulmuesit ka theksuar se Scotter është diagnostifikuar me kancer dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ka reaguar në atë mënyrë.

“Kam parë dokumentat se diagnoza e tij është shumë seriozë”, ka thënë avokati i tij.

Pas përfundimit të seancave të mëparshme në lidhje me rastin, Scotter ka ofenduar edhe gazetarët. Ai ka 66 dënime të mëparshme për 157 vepra tjera, përfshirë edhe një përleshje në një ndeshje sporti.

Scotter do të paraqitet para gjykatës edhe gjatë muajit të ardhshëm./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale