Hungaria dhe Slovenia i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian që të përshpejtojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë në blok.
Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Marjan Sarec, homologu i tij slloven, gjithashtu shprehën zhgënjimin të hënën që BE së fundmi dështoi të bien dakord për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton portali arbresh.info
Orban tha se pjesa e Ballkanit që është ende jashtë Bashkimit Evropian “nuk mund të qetësohet dhe të stabilizohet pa zhvillimin e Serbisë.”
Të dy udhëheqësit gjithashtu ranë dakord për nevojën për të ndihmuar në uljen e migracionit në Evropë duke rritur ndihmën për rajone nga vijnë migrantët. Të dy vendet kanë një program të përbashkët për të dërguar furnizime mjekësore në Afrikë.
Ndër të tjera, Orban tha se aktualisht janë rreth 96 mijë migrant që lëvizin mes Turqisë dhe Hungarisë, të cilët po lëvizin me shpejtësi të madhe për të arritur në vendet e pasura të Europës.
Kujtojmë se gjatë krizës së refugjatëve, Hungaria mbylli kufirin me disa vende fqinjë dhe u kritikua ashpër nga shumë vende të BE-së në lidhje me keqtrajtimin e emigrantëve./arbresh.info/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...