Parqet argëtuese, palestrat dhe 10 lloje të aktiviteteve të ngjashme do të qëndrojnë të mbyllura për shtatë ditë, ndërsa restorantet do të bëjnë vetëm dërgesa pas orës 18:00.
Maskat do të jenë të detyrueshme në zona publike si dhe në ato me ambiente të mbyllura.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i Hong Kong-ut, Carrie Lam, tha në një konferencë për shtyp se vendi regjistroi më shumë se 100 raste në 24 orët e fundit, shifër rekorde që kur pandemia zuri vend në fund të muajit janar.
“Situata është shumë serioze dhe nuk ka asnjë shenjë që ajo të vihet nën kontroll”, tha Lam.
Ndryshe, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në botë u rrit në 14.3 milionë, ndërsa 600 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Vendi më i goditur në botë nga COVID-19 është SHBA me 3.7 milionë raste dhe 140 mijë viktima.
Në vendin e dytë radhitet Brazili me 2 milionë të infektuar, dhe thuhet se 78 mijë njerëz kanë ndërruar jetë, pasuar me Indinë e cila raportoi 1 milion të infektuar.
Shqetësimet mbi pandeminë po rriten, ndërkohë thuhet se sëmundja po “ringjallet” kohëve të fundit, ndërkaq ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se situata do të përkeqësohet secilën herë e më shumë, nëse vende nuk zbatojnë masat paraprake.
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...