Në kohën kur Evropa po përgatitet për një valë të temperaturave të larta, një burrë holandez ka vendosur ta kalojë në not “rrugën” më të famshme të Holandës për rrëshqitje mbi akull. Kjo garë nuk është mbajtur në dy dekadat e fundit.
Në vend se të rrëshqasë mbi akull në kanalin e ujit që është i gjatë gjithsej 195 kilometra, notari fitues i medaljes së artë olimpike për notim të maratonik, Maarten van der Weijden, ka vendosur ta “çajë” këtë kanal me duart e tij.
Van der Weijden arriti në kilometrin e 172-të të kanalit të hënën në mëngjes në provincën veriore të Frieslandit.
“I dua skijimin, ndihmën për të tjerët dhe caktimin e qëllimeve për vete”, i tha një televizioni notari 38-vjeçar.
Përndryshe, Van der Ëeijden është person që i ka mbijetuar kancerit. Ai ia kishte dalë ta mposhtte leukeminë për ta fituar më vonë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekini 2008” në garën për notim prej dhjetë kilometrash.
Të hollat e grumbulluara nga ky aktivitet do të dhurohen për kërkime shkencore lidhur me sëmundjen e kancerit.
Kjo është përpjekja e dytë e këtij notari për ta kaluar me sukses tërë kanalin në not pasi kishte dështuar një herë vitin e kaluar. Ai pritet ta përfundojë notimin të hënën në mbrëmje, shkruan “The Guardian”.
Trump optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mi...
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...