Ushtria e Holandës duke filluar nga muaji gusht do të fillojë të trajnojë ushtarët e Ukrainës në Britani të Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria holandeze e Mbrojtjes thuhet se 10 mijë ushtarë ukrainas do të trajnohen për 4 javë.
Në trajnimin ushtarak bazë që Britania ka filluar nga kjo javë, ushtria holandeze do të përfshihet në trajnimet për snaiper dhe trajnimet për ndihmën e parë, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se është parashikuar që trajnimet që do zhvillohen në grupe do të përfundojnë për një periudhë 3-4 mujore dhe se ndaj trajnimit do të sigurojë mbështetje edhe personeli i marinës holandeze.
Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, ka rikujtuar vrasjen e 22 civilëve në qytetin ukrainas Vinnytsia. “Lufta Ukrainë-Rusi po hyn në muajin e saj të gjashtë dhe përparimi rus në Donbas vazhdon ende, pavarësisht se është ngadalësuar. Ndihma e shteteve perëndimore për Ukrainën është shumë e rëndësishme për të ndaluar sulmet ruse”, tha Ollongren.
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...