Grupi militant kurd ka njoftuar se do të shpërbëhet dhe çarmatoset si pjesë e një nisme paqeje me Turqinë pas katër dekadash konflikti të armatosur.
Vendimi historik i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, vjen disa ditë pasi ajo thirri një kongres të partisë në Irakun verior, shkruan Reuters.
Përtej marrëdhënieve me Turqinë, zhvillimi mund të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, duke përfshirë Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate me ushtrinë amerikane në luftën kundër ISIS.
Agjencia e lajmeve Firat publikoi atë që tha se ishte deklarata përmbyllëse e kongresit që PKK mbajti javën e kaluar në Irakun e veriut, në përgjigje të një thirrjeje në shkurt nga udhëheqësi i saj i burgosur Abdullah Ocalan për t’u shpërndarë.
Ndryshe, më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt që kur PKK nisi kryengritjen e saj në 1984.
Ajo është cilësuar një grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë./Arbresh.info/
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...