Qeveria greke ka caktuar datën e 7 korrikut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryeministri i vendit, Alexis Tsipras ka kërkuar për zgjedhje të reja pasi partia e tij pësoi humbje të thellë në garën për Parlament Evropian.
Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzannakopoulos tha të martën se vendimi është marrë për datën në mënyrë që të mos pengojë provimet e studentëve të universiteteve që i përfundojnë afatet e tyre me datën 30 qershor.
Tsipras ka thënë pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të dielën se ai do kërkojë shpërndarjen e parlamentit pas zgjedhjeve regjionale në Greqi që do mbahen me 2 qershor.
Mandati katër vjeçar i Tsipras do përfundonte në tetor të këtij viti.
Partia e tij Syriza kishte 9.4% disavantazh ndaj partisë tjetër Demokracia e re në zgjedhjet e 26 majit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...