Athina i është përgjigjur deklaratave të Presidentit turk, Erdogan.
Ministria e Jashtme greke ka dalë me një njoftim pas deklaratave të reja provokuese të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan protothema.
Siç thekson Ministria e Punëve të Jashtme në njoftim, “Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze”, duke theksuar se “do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit”.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze dhe përtej çdo kufiri.
Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.
Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin më të gjerë”.
Duke folur në margjinat e eventit teknologjik “TEKNOFEST”, Rexhep Tajip Erdogan bëri një tjetër sfidë ndaj Greqisë.
Me kërcënime të hapura, presidenti turk vuri drejtpërdrejt në pikëpyetje sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut, ndërsa pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke bërë përsëri referenca për fatkeqësinë e Azisë së Vogël dhe 1922, shkruajnë mediet greke.
“O grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Ne kemi vetëm një propozim për Greqinë, mos harroni Izmirin ”, tha presidenti turk.
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi