Borxhi publik i Greqisë ka shënuar 10 për qind rritje në çerekun e tretë të vitit 2018 në krahasim me çerekun e dytë, duke u rritur në 356 miliardë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria greke e Financave ka publikuar raportin mbi borxhin publik të vendit. Sipas raportit borxhi i cili ka qenë 345 miliardë euro në çerekun e kaluar, me 10 për qind rritje në çerekun e 3-të të këtij viti është realizuar në 356 miliardë euro.
Pjesën më të madhe të borxhit të vendit e përbën kredia e siguruar nga Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (EFSF) me 131 miliardë euro.
– Greqia do të paguajë borxhe deri në vitin 2060
Në raport thuhet se maturimi i borxheve të Greqisë ndaj kreditorëve të saj do të vazhdojë deri në vitin 2060.
Raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ka tejkaluar 180 për qind ndërsa kjo është më e larta brenda Eurozonës.
Greqia gushtin e kaluar doli nga programi pas 3 pakove të shpëtimit një pas një.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...