Policia përdori sot gaz lotsjellës për të shtyrë një grup mësuesish që përpiqeshin të mësynin në Parlamentin grek për të protestuar kundër masave shtrënguese, njoftoi media lokale.
“Disa mijëra mësues kanë protestuar në qendër të Athinës kundër qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras”, njoftoi televizioni kombëtar ERT.
“Mësuesit kërkonin punësim të përhershëm pas shumë vitesh me kontratë të përkohshme”, sipas ERT-së.
Të gjitha shkollat e Greqisë të drejtuara nga shteti u mbyllën sot në solidaritet me mësuesit.
Për shkak të masave shtrënguese, shumë pak mësues janë punësuar në mënyrë të përhershme në 10 vitet e fundit./AlsatM
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...