Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara do të lëshojë të premten vendimin lidhur me kërkesën e Afrikës së Jugut për lëshimin e masave të përkohshme në rastin e gjenocidit kundër Izraelit, përfshirë edhe kërkesën që Izraeli të ndalë ofensivën e tij në Gazë.
Vendimi është në fazën paraprake për rastin e ngritur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Afrika e Jugut pretendon se veprimet ushtarake të Izraelit në luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë përbëjnë gjenocid. Izraeli mohon akuzat dhe ka kërkuar nga gjykata që ta rrëzojë rastin.
Izraeli ka nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gazë, pasi Hamasi kreu sulme më 7 tetor në jug të Izraelit duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë.
Izraeli shpesh bojkoton tribunalet ndërkombëtare dhe hetimet e OKB-së, duke thënë se janë të padrejta dhe të njëanshme. Por, liderët e shtetit dërguan ekipe ligjore gjatë seancës dyditore dëgjimore, që u mbajt më herët gjatë këtij muaji.
Nëse gjykata miraton disa apo të tetë kërkesat e Afrikës së Jugut për të ashtuquajturat masa të përkohshme, është ende e paqartë nëse Izraeli do t’i respektojë ato./rel
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...
Kurti: Punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë, ...
10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të ...
1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familje...
Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar