Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksa nga më të lartat krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës.
Gjermania renditet e dyta në radhën e vendeve të industrializuara, ku njerëzve u duhet të paguajnë ndër taksat dhe detyrimet më të larta. Ky është rezultati i një studimi krahasues të ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
“Sipas një krahasimi ndërkombëtar të ardhurat e ulëta dhe të mesme në Gjermani u nënshtrohen taksave dhe detyrimeve relativisht të larta,” tha kreu i degës së OECD-së në Berlin, Nicola Brandt, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sipas Brandt kjo vjen kryesisht për faktin se sistemet e sigurimeve shoqërore financohen kryesisht nga kontributet për sigurimet shoqërore. Megjithatë taksat relativisht të larta kompensohen disi më pas nga përfitimet e drejtpërdrejta siç janë të drejtat e pensionit, sigurimet shëndetësore dhe sigurimi në rast papunësie.
Sipas Brandt-it sigurime të tilla nuk ka në të gjitha vendet e OECD-së./DW/
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës