Qeveria gjermane ka vendosur një ulje të përkohshme të taksës për ushqimin në restorante për të lehtësuar pasojat ekonomike të krizës së koronavirusit.
Sipas zyrtarëve të qeverisë, kabineti miratoi një projekt-ligj të mërkurën që do të ulë TVSH-në nga 19 përqind në 7 përqind për një vit deri në qershor 2021, shkruan Ruters, transmeton arbresh.info.
Kjo ulje vlen vetëm për ushqimin, jo edhe për pijet.

Sekretarja e Shtetit për Financat, Sarah Rygleëski (SPD) tha se ulja e taksave do të nënkuptojë një ngritje të madhe për restorantet nëse ato do të mund të hapeshin përsëri.
“Ulja e taksës së shitjeve në ushqim do të ndihmojë që industria e hotelierisë të fillojë pas bllokimit të koronës”, tha ajo./arbresh.info/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend