
German Chancellor Angela Merkel and new appointed Economy Minister Brigitte Zypries attend the weekly cabinet meeting at the Chancellery in Berlin, Germany, February 1, 2017. REUTERS/Fabrizio Bensch
Duke theksuar “miqësinë historike” në mes të popullit të saj dhe amerikanëve, Gjermania tha se është e hapur të përmisojë kanalet e komunikimit me ndihmësit e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka sulmuar politikat në Berlin.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë një ndër aleatët më të fuqishme të ish-Presidentit Barack Obama, i cili e vlerësoi atë si ‘një partnere të shquar’, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar menjëherë pas ardhjes së Trumpit në pushtet, transmeton portali arbresh.info.
Muajin e kaluar, Trump ka bërë me gisht drejt Merkelit, duke i quajtur politikat e saj në lidhje me refugjatët si ‘katastrofike’ dhe ka shtuar se Gjermania është duke ‘nënvlerësuar rëndë’ euron për të fituar përparësi mbi SHBA-të dhe partneres e saj.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Berlin ka theksuar se ‘Berlini është duke punuar për të krijuar një kanal në nivelin politike me SHBA-të’.
Qeveria e Merkelit i ka bërë ofertë ekipit të Trump që të marrë pjesë në samitin G20 dhe administara e Trump e ka pranuar ftesën që të marrë pjesë në samitin që pritet të mbahet në Hamburg.
Dyshja kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për NATO-n, situatën në Lindje të Mesme dhe Afrikëne Veriut, lidhjet e tyre me Rusinë dhe konfliktin në Ukrainën lindore.
Gjatë bisedës Trump ka thënë se dëshiron që presë Merkelin në Uashington shumë shpejtë./Arbresh.info
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00