Gjermania të hënën(sot)do ta bëjë hapin e parë drejt largimit të kufizimeve për shkak të pandemisë. Së pari do të hapen dyqanet e vogla, përfshirë dyqanet për shitjen e rrobave. Ky vendim erdhi pasi politikanët thanë se koronavirusi është nën kontroll.
Shumica e dyqaneve që janë më të vogla se 800 metra katrorë do të kenë mundësi t’i mirëpresin blerësit përsëri pas një muaji të izolimit. Kjo është faza e parë e pakësimit të masave që u morën kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shteteve javën e kaluar njoftuan për rihapjen e bizneseve, por këtë e bënë me kujdes, duke paralajmëruar se vendimi është vetëm një hap i vogël, që duhet të përcillet me vigjilencë.
Ndonëse dyqanet do të hapen në të gjitha shtetet gjermane, secila prej tyre pritet që masat t’i zbatojë në kohështrirje me ndryshime të vogla. Për shembull, masat në Berlin pritet të largohen me një ritëm pak më të ngadalshëm.
Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, por edhe njëra prej atyre që kanë reaguar më së shpejti. Deri të dielën, në këtë shtet u regjistruan rreth 140 mijë të infektuar dhe 4,294 të vdekur.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...