Një aplikacion për gjurmimin e coronavirusit, do të jetë gati për tre deri në katër javë për banorët e Gjermanisë, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, drejtuesit e qeverisë federale dhe shtetërore në Gjermani, deklaruan të mërkurën se do të mbështesin këtë aplikacion, në mënyrë që njerëzit të mësojnë se kur kanë qenë të ekspozuar ndaj një personi të infektuar.
“Prodhuesit janë duke punuar në një aplikacion për të siguruar mbrojtjen sa më përfekte të të dhënave”, tha Spahn për ARD.
“Që të jetë vërtet efikas, do t’i nevojitet kohë deri në tre ose katër javë”, ka shtuar ai.
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...