Një person është ekzekutuar në mënyrë mafioze mbrëmjen e të martës në Stacionin Qendror të Frankfurtit. Mediat vendase raportojnë se viktima është qëlluar me plumba në kokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Menjëherë pas mbërritjes së një treni, disa të shtëna janë dëgjuar në platformën 9. Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë qëlloi papritur në kokë një person tjetër.
Autori u përpoq të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia federale në stacionin e trenit.
“Janë identifikuar autori dhe viktima. Ne do të jemi në gjendje të njoftojmë detaje të tjera më vonë gjatë ditës”, tha zëdhënësi i policisë Björn Thies. Stacioni Qendror i Frankfurtit u mbyll për 25 minuta pas krimit./abcnews.al
‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime