Ishte një ndërhyrje sekrete, një grusht i fortë kundër rrjetit shqiptar të drogës në Gjermani, që u asgjësua falë ndërhyrjes së policisë me ndihmën e njësive speciale. Ata bastisën 23 apartamente në Köln, Brühl, Euskirchen, Aachen dhe Siegburg
Tro kokat e bandës (21/27/29) u arrestuan, sëbashku me katër dilerë tjerë.
Anëtarë të një familje të madhe shqiptare
Akuza e prokurorisë është se burrat janë pjesë e një familje të madhe shqiptare, që është marrë me marihuanë dhe kokainë, shkruan “focus.de”.
Komisari policor Axel Heilmann tregon se grupi po vëzhgohej prej në shtator 2017. “Sipas informacioneve të para, grupi sjellte drogën nga Hollanda në Rheinland.“
Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar 15 kilogram marihuanë, kokainë dhe amfetamin si dhe 30 mijë euro para kesh. Përveç kësaj janë sekuestruar edhe municione armësh.
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...