Gazetarja e Al Jazeera, Youmna Al Sayed raportoi drejtpërdrejt nga një çati në Gaza kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe përballë saj.
Disa momente para sulmit, gazetarja tha se disa raketa paralajmëruese sapo ishin shkrepur dhe se prishja e të gjithë kullës tani duhet të fillojë.
“Kjo ndërtesë ka 14 kate, është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të vjetra në Rripin e Gazës dhe kryesisht strehon zyra mediatike”, shtoi ajo.
Ndërsa Sayed u përpoq të shqiptonte fjalinë e saj të radhës, predhat goditën ndërtesën duke prodhuar një tingull të fortë.
Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, unë duhet të zbres”, dhe ajo iku.
Sulmi ishte pjesë e një përshkallëzimi të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, më e keqja që nga lufta e vitit 2014 në Gaza. Të enjten, trupat izraelite ishin vendosur në kufirin e Gazës, dhe militantët palestinezë sulmuan me raketa Izraelin.
Të paktën 83 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën. Në sulmet e fundit të raketave palestineze, një raketë goditi një ndërtesë afër Tel Aviv, duke plagosur pesë izraelitë. Deri më tani, shtatë njerëz janë vrarë në Izrael gjatë konfliktit.
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë