Liderët e 20 ekonomive më të fuqishme botërore janë pajtuar për një marrëveshje globale që përfitimet e bizneseve të mëdha do t’i taksojë së paku 15 për qind.
Lëvizja vjen pas shqetësimeve se kompanitë shumëkombëshe po gjejnë rrugë për të rritur përfitimet duke shfrytëzuar ligjet e vendeve të caktuara.
Pakti u arrit nga të gjithë liderët që morën pjesë në samitin e G20-s në Romë.
Ndryshimet klimatike dhe COVID-19 janë po ashtu në agjendë të samitit, që po i bashkon shumicën e liderëve për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Grupi G20, me përbërje të 19 shteteve dhe Bashkimit Evropian, është ndjekur me video-lidhje nga Kina dhe Rusia.
Marrëveshja për taksa, e propozuar nga SHBA-ja, pritet të zyrtarizohet përfundimisht të dielën.
Ajo do të hyjë në fuqi nga viti 2023.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”