Autoritetet greke kanë bërë të ditur se tetë oficerë nga agjencia kufitare e Evropës, Frontex, kanë nisur patrullimet në kufirin verior të Greqisë me Maqedoninë.
Qëllimi i patrullimeve është parandalimi i kalimeve ilegale të emigrantëve, transmeton portali arbresh.info.
Policia ka bërë të ditur se zyrtarët e Frontex do të patrullojnë së bashku me kolegët e tyre.
Vitin e kaluar, kufiri është përdorur nga bandat kontrabandiste për emigrantët që duan të dalin në vendet e BE-së, megjithatë, gjatë muajve të fundit, ka rënë ndjeshëm numri i emigrantëve që kalojmë përmes këtij kufiri.
Më shumë se 62 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë mbetur të ngujuar në Greqi që nga mbyllja e kufirit në Ballkanin Perëndimor dhe pas një marrëveshje mes BE-së dhe Turqisë për parandalimin e fluksit të emigrantëve./Arbresh.info
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...
Samiti i e BE-së: Udhëheqësit diskutojnë eurobondet dhe inve...
Gati një orë vonesë, nis seanca e Kuvendit të Kosovës