Pas sulmeve terroriste të ditëve të fundit, ku më i përgjakshmi ishte ai në Barcelonë, Italia është blinduar.
Vendi fqinjë duket se është në shënjestrën e ISIS, pasi në një kërcënim të organizatës terroriste nënvizohej se Italia do të ishte objektivi i radhës.
Për këtë arsye, qeveria italiane dhe institucionet lokale kanë marrë masa të shumta për të rritur nivelin e sigurisë dhe parandaluar sulmet terroriste.
Në rrugët kryesore që të çojnë në sitet historike të Italisë është ndaluar kalimi i mjeteve, ndërkohë që ushtrohen kontrolle të rrepta tek mjetet e marra me qira.
Në rrugët pedonale janë vendosur blloqe betoni për të parandaluar sulme të ngjashme me ato që janë regjistruar në Francë apo Spanjë.
Nën monitorim të rreptë po mbahen edhe personat që dyshohet se mund të jetë terroristë potencialë, madje tre prej tyre u është ndaluar qëndrimi në Itali./Arbresh.info/
Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohe...
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin
Drita kërkon historinë sonte në Slloveni ndaj Celjes
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet në flagrancë duke...