Në Francë, një sulmues i veshur si “ninxha” ka plagosur me shpatë 2 police të cilat kanë tentuar ta ndalojnë, transmeton Anadolu Agency.
Në qytetin Cherbourg, në veriperëndim të vendit, sulmuesi i veshur si “ninxha”, luftëtar nga historia japoneze, ndaloi një automjet Citroen dhe mori peng shoferin, shkruajnë mediat franceze.
Pas një ngasje të shkurtër ka ndodhur një përplasje, pas së cilës policia ka ndërhyrë për të ndaluar sulmuesin 36-vjeçar.
Sulmuesi me shpatë plagosi dy policet femra, pas së cilës u neutralizua nga polici i tretë.
Sulmuesi, i cili pësoi lëndime të rënda, u transferua me helikopter në spitalin në Caen.
Kryeprokurori i Cherbourg-ut, Yves Le Clair tha se incidenti nuk ishte një sulm terrorist dhe se policet kanë lëndime të lehta.
Identiteti i sulmuesit nuk është bërë ende i ditur.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë