Më 1 janar 2022, France e merr presidencën e përkohshme të Bashkimit Evropian, duke ia ofruar mundësinë Presidentit Emanuel Macron që të paraqitet de fakto si udhëheqës i bllokut para zgjedhjeve kombëtare të prillit.
Pas pensionimit të Merkelit nga posti i kancelares së Gjermanisë, Macroni ka paraqitur një agjendë ambicioze për bllokun me 27 shtete, që gjithashtu mund t’i shërbejë fushatës së tij të brendshme për t’i fituar zgjedhjet.
“Viti 2022 duhet të jetë pikë kthese për Evropën”, tha presidenci francez një fjalimin për Vit të Ri, në të cilin e çmoi rolin e Bashkimit Evropian gjatë krizës së pandemisë, shkruan France24, përcjell Express.
Duke iu referuar presidencës franceze, ai tha: “Mund të llogarisni në zotimin tim të plotë për t’u siguruar që kjo periudhë, që vjen për çdo rreth 13 vjet, është kohë e progresit për ju.”
Ndryshe, për ta shënuar fillimin e presidencës 6-mujore të BE-së, Franca i ndriçoi ndërtesat historike, përfshirë Kullën Eiffel, me ngjyrat e flamurit të BE-së natën e Vitit të Ri.
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...